“Bove, mezi pres të të përqafoj përsëri”, Kumbulla poston foton e finales së Conference League në Tiranë

2 Dhjetor 2024, 16:46 / SPORT ALFA PRESS

“Bove, mezi pres të të përqafoj përsëri”,

Mbrojtësi Marash Kumbulla sot luan për Espanyol por kartoni i tij zotërohet nga Roma, një klub në të cilin dikur ndau dhomën e zhveshjes me Edoardo Bove.

Kumbulla ka bërë një postim në rrjetet sociale, teksa shihet një fotografi në finalen e  Conference League 2022 në “Arenën Kombëtare” në kryeqytetin tonë, me mbishkrimin: “Forca, mezi pres të të përqafoj përsëri, të dua”.

Eduardo Bove, aktualisht futbollist i Fiorentinës, ra papritur pa ndjenja në fushë në ndeshjen me Interin. Për momentin, Bove është në spital dhe gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar.

“Bove, mezi pres të të përqafoj përsëri”,

 

Po ndodh...

ide