Ambasada amerikane në Tiranë: SHBA po mundëson udhëtime të sigurta për sportdashësit! Aplikoni tani për vizë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar se SHBA po mundëson udhëtime të sigurta dhe të mbrojtura për të gjithë sportdashësit që dëshirojnë të udhëtojnë drejt SHBA-së për të ndjekur Kupën e Botës FIFA 2026.
Në njoftimin e publikuar në rrjetet sociale, Ambasada thekson se autoritetet amerikane janë plotësisht të përgatitura për të përpunuar aplikimet për vizat e vizitorëve dhe u bën thirrje të gjithë udhëtarëve që kanë nevojë për vizë të aplikojnë sa më herët.
“Shtetet e Bashkuara po mundësojnë udhëtime të sigurta dhe të mbrojtura për sportdashësit ndërkombëtarë që janë të interesuar të vijnë në Shtetet e Bashkuara për Kupën e Botës FIFA 26™, dhe jemi plotësisht të përgatitur për të përpunuar aplikimet për vizat e vizitorëve. Ne i inkurajojmë udhëtarët e huaj që kanë nevojë për viza amerikane të aplikojnë TANI”, thuhet në njoftim.
Kupa e Botës FIFA 2026 do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, ndërsa pritet një rritje e ndjeshme e kërkesës për viza turistike nga vendet e tjera.

Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
