Barcelona: Po e presim me padurim rikthimin e Messit, PSG po e trajton keq

Barcelona siguroi fitoren e dytë brenda këtij muaji përballë Real Madrid.
Skuadra e Xavit triumfoi 2-1 në El Clasico, takim i vlefshëm për kampionatin spanjoll.
Suksesi emocionues e ka dërguar në 12 pikë diferencën e katalanasve ndaj “Los Blancos”. Sergi Roberto realizoi golin e barazimit të përkohshëm, i katërti për të në La Liga.
“Xholi” i Barcelonës ndihet i lumtur për fitoren ndaj Realit, teksa thekson se po e pret me padurim rikthimin e Lionel Messit. Njësoj si të gjithë shokët e skuadrës.
“Kush nuk do të ishte i gatshëm për rikthimin e Messit? Nuk na pëlqen shumë të flasim për këtë temë, pasi është detyra e drejtuesve, trajnerit dhe presidentit. Por situata në ekip është e qartë. Të gjithë jemi gati ta përqafojmë sërish. Po e presim të rikthehet këtu. Leon nuk po trajtojnë mirë në Paris. Ai po luan mirë, nuk e kuptoj pse po kritikohet kaq shumë për eliminimin nga Champions League. Sigurisht që ai do të trajtohej shumë herë më mirë te Barcelona”./ SuperSport
-
Foto/ Luiz Ejlli dhe motra e tij, sa shumë ngjajnë
20 Mars, 13:27
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

