Bajrami dhe Ismajli protagonist, Empoli fiton në transfertë ndaj Sassuolos
24 Shkurt 2024, 17:21 / SPORT

Sfida e Serie A mes Sassuolos dhe Empolit u mbyll me fitoren e miqve me rezultatin 2-3. Miqtë ishin më pranë fitores përgjatë gjithë takimit teksa kaluan dyu herë në avantazh, por në po dy raste u barazuan nga vendasit. Megjithatë, në minutat shtesë Empoli shënoi golin e tretë me Bastonin.
Vlen të theksohet se protagonist në këtë ndeshje ishin edhe dy lojtarët e kombëtares, Nedim Bajrami (u aktivizua në pjesën e dytë) dhe Ardian Ismajli (titullar). I pari dhuroi asistin e golit të dytë për Sassuolon, ndërsa mbrojtësi ishte i pafat duke qenë se shkaktoi një penallti e cila u shndërrua në gol nga Pinamonti. Pas kësaj ndeshje, Sassuolo renditet në vendin e 17 me 20 pikë, ndërsa Empoli mban vendin e 13 me 25 pikë.
-
Ndodh në Kategorinë e Dytë, skuadra bojkoton sfidën për 10 minuta
24 Shkurt, 16:23
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

