As numrat nuk e ndihmojnë Interin, në 20 vitet e fundit askush s’e ka fituar titullin me më pak se 82 pikë

Shpresat e Interit për të fituar titullin e 21-të kampion në histori janë zbehur ndjeshëm pas barazimit 2-2 ndaj Lazios në “San Siro”.
Zikaltrit e nuk kanë më fatin në duart e tyre dhe për të mbajtur gjallë shpresën duhet të shpresojnë në një hap fals të Napolit kundër Cagliarit, një skuadër tashmë e shpëtuar.
Por përveç realitetit në renditje, janë edhe statistikat historike që i japin një goditje të rëndë Interit.
Që nga sezoni 2004-2005, i pari në epokën e Serisë A me 20 skuadra dhe tri pikë për fitore, asnjë ekip nuk ka fituar kampionatin me më pak se 82 pikë – një kufi që Interi nuk mund ta arrijë më.
Madje, në rast fitoreje në javën e fundit ndaj Como-s, zikaltrit do t mbyllnin sezonin me vetëm 81 pikë.
Përjashtim bën sezoni 2005-2006, ai i njollosur nga skandali "Calciopoli", ku titulli iu dha Interit që përfundoi i treti me 76 pikë, ndërkohë që Juventusi u ndëshkua edhe pse e mbylli sezonin në fushë me 91 pikë.
Për të gjetur një titull me një kuotë kaq të ulët pikësh në kushte normale, duhet të kthehemi në sezonin 2010-2011, kur Milani i Allegrit u shpall kampion me 82 pikë, duke lënë pas Interin me 76.
Interi, ndërkohë, kishte fituar titullin një vit më parë – sezonin e ‘Tripletës’ me Mourinho-n – po me 82 pikë, duke e parakaluar Romën në javën e fundit.
Në sezonin 2019-2020, në vitin e pandemisë, Juventusi i Sarrit mjaftohej me 83 pikë për të lënë pas Interin e Conte-s me 82, një tjetër shembull se sa e rëndësishme është të mos lësh pikë në fund.
Këtë vit, Napoli dhe Interi duket se kanë bërë një garë më shumë prej gafash sesa shkëlqimesh. Në fakt, në 4 nga 10 sezonet e fundit, 82 pikë nuk kanë mjaftuar as për vendin e dytë.
Pra, cilido që do ta humbasë këtë duel do të ketë shumë për të vajtuar, sepse rrugës janë lënë pikë të çmuara dhe faji nuk është vetëm i kundërshtarit, por shpesh edhe i vetes.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

