Alen Sherri debuton në Serie A, preferohet titullar kundër Milanit

9 Nëntor 2024, 18:21 / SPORT ALFA PRESS

Alen Sherri debuton në Serie A, preferohet titullar kundër Milanit

Cagliari dhe Milan luajnë këtë të shtunë në orën 18:00 për javën e 12-të në Serie A.

Për vendasit nga minuta e parë do e fillojë edhe portieri i Kombëtares, Alen Sherri. Shkodrani debuton në Serie A kundër Milanit, teksa ka marrë minuta me Cagliarin vetëm në Kupën e Italisë.

26-vjeçari do e mbaj mend këtë ditë pasi debuton në një prej kampionateve më të forta të botës. Trajneri Davide Nikola i ka bërë “dhuratë” shkodranit debutimin në Serie A vetëm një ditë para se të grumbullohet me Kombëtaren në Tiranë.

 

Po ndodh...

ide