A do të qëndrojë Zhegrova te Juventusi dhe sezonin e ardhshëm?

6 Shkurt 2026, 00:00 / SPORT ALFA PRESS

A do të qëndrojë Zhegrova te Juventusi dhe sezonin e

E ardhmja e Edon Zhegrovës te Juventusi vazhdon të jetë në pikëpyetje, por klubi torinez nuk e ka humbur besimin te anësori ofensiv i Kombëtares së Kosovës.

Sipas asaj që raporton “Calciomercato.com”, në shtëpinë bardhezi nuk vihet në dyshim cilësia teknike e lojtarit të lindur në vitin 1999, por shqetësimi kryesor lidhet me mungesën e vazhdimësisë fizike.

Pavarësisht këtyre dyshimeve, drejtuesit e Juventusit janë të prirur të vazhdojnë të investojnë te Zhegrova. Ish-lojtari i Lille pritet të qëndrojë në Torino edhe për sezonin e ardhshëm, megjithëse jo me statusin e titullarit të padiskutueshëm.

Trajneri Luciano Spalletti e vlerëson Zhegrovën si një profil të dobishëm për skuadrën, veçanërisht për aftësinë e tij për të krijuar epërsi në krahë dhe për të thyer mbrojtjet kundërshtare.

Megjithatë, kushti kryesor mbetet përmirësimi i gjendjes fizike. Një përgatitje e posaçme gjatë verës mund të jetë çelësi që Zhegrova të gjejë formën e duhur dhe të luajë një rol më të rëndësishëm në projektin e ri të Juventusit.

 

Po ndodh...

ide