"Trafiku bëhej hapur, në syrin e autoriteteve!"/ Xama: Kurum e futi Shqipërinë në hartën e vendeve që janë përfshirë në trafik mbetjesh

Gazetarja Ola Xama, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për aferën me mbetjet e rrezikshme të Kurum, e cila deri tani ka rezultuar në 33 masa sigurie për biznesmenë dhe zyrtarë.
Xama shpjegoi se si kompania Kurum ka përfituar në kurriz të ndotjes së mjedisit dhe të gjithë hallkat institucionale që duhet ta kontrollonin kanë dështuar.
"E kemi diskutuar shpesh, ato dyshime dhe pikëpyetje që kemi ngritur në këtë studio janë të konfirmuara nga Prokuroria. Edhe pse hetimi zgjati, kemi 33 masa sigurie për një grup personash dhe kompani të përfshirë në trafikimin e mbetjeve të rrezikshme. Ajo që të bën përshtypje, kush i ka monitoruar mbetjet e një prej ndotësve më të mëdhenj në Shqipëri, Kurum? Nëse ka një industri të rëndë në Shqipëri që ndot, është Kurum. Çdo hap kontrolli, ka dështuar. Bëheshin raporte periodike. Kemi parë edhe një dorë kompanish private të përfshira dhe të angazhuara në trafikimin e mbetjeve.
Pse i nevojitej Kurum që mbetjet e rrezikshme që emeton, t'i trafikojë apo të mos ti trajtojë sipas dispozitave ligjore? Të trajtosh mbetje të rrezikshme kushton shumë. Si trafikimi, si emetimi, apo depozitimi dhe zhdukja e tyre brenda territorit, kanë kosto shëndetësore, për të gjithë qytetarët shqiptarë. Nëse dikush shqetësohe se ka një sëmundje, se ka probleme, qoftë edhe deformime të gjeneve dhe lindjeve të reja, është edhe sipas studimeve shkencore, ndotja. Prandaj duhet të jemi të ndërgjegjshëm dhe të kërkojmë llogari nga institucionet.
Shohim se si një kompani, investitor i huaj në Shqipëri, që nga '98 deri sot, është favorizuar dhe toleruar nga institucionet shqiptare, në kurriz të industrisë së përpunimit të hekurit ka fituar miliona euro, e ka futur Shqipërinë në hartën e vendeve që janë përfshirë në trafik ndërkombëtar mbetjesh.
Nga ana tjetër, shohim që i gjithë zinxhiri institucional, doganat, kapiteneria e portit, autoriteti portual, ministria e mjedisit, agjencisë mjedisore, policia, janë të gjitha të përfshira.
Nuk ka patur nevojë të kërkosh çfarë ka brenda, por kodet dhe formula kimike e shprehur në deklaratën doganore dhe atë tatimore, nuk përputhen. Trafiku bëhej hapur dhe në syrin e autoriteteve", tha Xama.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
