Reforma Territoriale, Krasniqi: 4 fise dërgojnë përfaqësuesit e tyre në Këshillin Bashkiak

5 Shkurt 2026, 22:06 / POLITIKË ALFA PRESS

Reforma Territoriale, Krasniqi: 4 fise dërgojnë

Në debatin mbi Reformën Territoriale në Off the Recod me Andrea Dangllin në A2 CNN, analisti Afrim Krasniqi është shprehur skeptik për mundësinë e arritjes së një zgjidhjeje strategjike, duke theksuar se procesi është shumë më kompleks sesa thjesht ndryshimi i hartës administrative. Sipas tij, asnjë palë politike nuk ka aktualisht një draft të gatshëm dhe vendimmarrja do të përballet me interesa politike, si brenda mazhorancës ashtu edhe opozitës.

“E para nuk besoj që asnjë palë ka draft të gatshëm s'mund ta ketë asnjëra. E dyta nuk besoj që është e lehtë për të marrë vendim. Nëse reforma zgjedhore miratohet në katër veta, zakonisht dy ose katër në Shqipëri, reformën territoriale ka interesa shumë të mëdha dhe çdo deputet do kërkojë zonën e vetë influencës dhe zonës dhe edhe vetë brenda partive ka debate të mëdha.  Nëse do mbajmë struktura dhe organizim që kemi tani, do ndërhyjmë në kushtetutë dhe po hyrë në kushtetutë pastaj çfarë i jep palës jete kur ndërhyj në kushtetutë sepse janë disa propozime për të ndër në kushtetutë dhe pastaj shkojmë tek elementi tjetër; tek shërbimet edhe kjo është shumë e komplikuar sepse është e vërtetë që disa ligje janë edhe tani në parlament për shembull ligji i prefektit po shembull ose të tjera të cilët janë në agjendën parlamentare ndërkohë që ti po bën reformë territoriale. Domethënë ti s'mund të bësh rregullimin e veshjen e gjithë qeverisjes vendore dhe pastaj thuash vetëm thjesht do i vendosim emrin. Kështu që është shumë më komplekse”, tha ai në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Sipas Krasniqit, reforma territoriale kërkon ndryshimin e të paktën 30 ligjeve, përfshirë edhe ndërhyrje të mundshme në Kushtetutë, çka e bën procesin të vështirë për t’u realizuar në një periudhë të shkurtër.

“Unë parashikoj që duhet të jenë të paktën 30 ligje që ndryshohen. Pyetja është a e bëjnë këtë lloj periudhe? Tani ne flasim për një realitet shqiptar. Ne flasim për një klasë politike që janë mësuar që zgjidhjet i bën të minutës së fundit dhe i bën për ditën e nesërme. Unë nuk mendoj që ka politikan në Shqipëri që mendon si do jetë Shqipëria mbas 20 vitesh. Zakonisht mendojnë deri në numrin e javëve dhe muajve të zgjedhjes së ardhshme elektorale dhe nuk mendoj që ka ndonjë njeri që mendon si do sillesha unë nëse do isha në opozitë apo në mazhorancë”, u shpreh ai në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Një shqetësim që ai evidentoi në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN është shembulli i disa bashkive ku katër fise dërgojnë përfaqësuesit e tyre në Këshillin Bashkiak. Kjo për Krasniqin  është tallje me demokracinë përfaqësuese. Sipas tij, bashkia duhet të shkëputet nga logjika fisnore dhe të shndërrohet në një institucion real të qeverisjes vendore dhe demokracisë funksionale.

“Është një qytet në një qendër qarku në Shqipëri që katër fise prej pesë zgjedhjeve dërgojnë përfaqësuesit e tyre dhe vendosen nga një emër formal partie politike ku PD-ja, PS-ja, s'fiton kurrë atje sepse çdo fis delegon njerëzit. Ti quash këta këshill bashkiak, kjo është tallja me konceptin e demokracisë. Është absurde, është pa sens, sepse edhe kjo bëhet në mënyrë publike. Të gjithë e dimë këtë gjë. Ne duhet ta largojmë bashkinë nga fisi, duhet ta largojmë nga gjërat e vogla dhe ta bëjmë institucion të një demokracisë përfaqësuese dhe qeverisëse”.

Po ndodh...

ide