Subkoshienca mbi demencën/ Berisha rrëzon vetveten duke pranuar që Rama vodhi zgjedhjet e vitit 2021: Nuk i shiti Basha!

Ka momente kur politika nuk të tradhton nga kundërshtari, por nga vetvetja.
Pikërisht kjo i ndodhi Sali Berisha në takimin e fundit me strukturat e Partisë Demokratike në njësinë nr. 7 në Tiranë.
“Ju, ne kemi fituar në 2021. E them me bindjen më absolute. Por ai (Rama) i rrëmbeu zgjedhjet.”
Kjo fjali nuk është një akuzë për Ramën, sepse Berisha lëshon një batare të pafre ndaj tij, por më shumë ka të bëjë me të folurit e pavetëdijes që rrëzon të gjithë retorikën e Berishës prej 2021 e deri më sot.
Sepse, nëse zgjedhjet e vitit 2021 janë “fitore” e opozitës që u “rrëmbyen” nga Rama, atëherë bie përfundimisht teza mbi të cilën Berisha ndërtoi gjithë betejën e tij kundër Lulzim Basha, se zgjedhjet nuk u vodhën, por u shitën, se humbja nuk ishte rezultat manipulimi, por pazar politik, se faji nuk ishte i qeverisë, por i kryetarit të PD-së.
Për vite me radhë, Berisha e akuzoi Bashën si bashkëpunëtor të Ramës, si njeriun që “i shiti zgjedhjet”, që “ia fali pushtetin” kundërshtarit dhe që e la opozitën larg fitores dhe pushtetit. “Foltorja” e tij u ngrit pikërish mbi këtë premisë. Madje, përçarja e madhe e PD-së u justifikua mbi këtë narrativë.
Dhe tani, pas kaq vitesh subkoshienca politike e Berishës del në sipërfaqe dhe thotë të kundërtën: zgjedhjet u fituan, por u vodhën nga Rama.
Pra, nuk u shitën, nuk u tradhëtuan nga Basha, por u vodhën nga pushteti.
Në këtë pikë, mosha bën të sajën, por kujtesa selektive përzien akuzat, armiqtë dhe justifikimet. Demenca politike (më e rrezikshme se ajo biologjike) shfaqet kur një lider harron se çfarë ka thënë dje dhe çfarë ka ngritur si kauzë sot.
Dihet që të dyja nuk qëndrojnë: Zgjedhjet ose janë shitur, ose janë vjedhur. Gjithçka tjetër është manipulim i kujtesës së militantëve dhe tentativë për të rishkruar historinë sipas nevojës së momentit./Alfapress.al
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128