VIDEO/ Balta deri në gju, qytetari: Kryetari i Devollit vjen vetëm për vota

8 Mars 2023, 15:07 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

VIDEO/ Balta deri në gju, qytetari: Kryetari i Devollit vjen vetëm

Shumë fshatra në Shqipëri lihen në harresë nga pushteti vendor. Ata kujtohen për këto fshatra vetëm në prag të zgjedhjeve.

Gjatë fushatave, politikanët dhe kryebashkiakët kujtohen dhe "kujdesen" të vizitojnë çdo cep të Shqipërisë me qëllim grumbullimin e sa më shumë votave duke bërë premtime që nuk i mbajnë dhe i harrojnë menjëherë.

Kështu ka ndodhur edhe në fshatin Kurilë të Devollit. Një djalë, banor i këtij fshati ka treguar se kryebashkiaku Eduard Duro, çdo vit shkon në fshatin Kurilë për të marrë vota dhe premton se rruga do të rregullohet, por kjo asnjëherë s'ndodh. Djali thotë se në 1 kilometër rrugë kanë mbuluar gropat me baltë dhe sapo të bjerë shi bëhet katastrfofë.

Sipas tij asnjë frimë nuk e merr përsipër rregullimin e kësaj rruge pasi paratë futen në xhep nga të tjerët. Premtimi i fundit që banorët e fshatit kishin, ishte se rruga do shtrohej me asfalt në 2023, por edhe tani që jemi në mars e në prag të zgjedhjeve gjendja nuk ka ndryshuar fare.denoncimi është bërë për JOQ e cila ka shpërndarë dhe pamjet që tregojnë gjendjen e mjerueshme të fshatit.

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128