“S’kam lekë”, shpërthen qytetarja: Gjalpi është rritur, nuk gatuaj dot ballokume

14 Mars 2023, 21:06 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

“S’kam lekë”, shpërthen qytetarja: Gjalpi

Këtë të martë në shumë qytete të vendit u festua Dita e Verës, kryefjala e të cilës ishte ballokumja.

Shumë qytetarë në Tiranë dolën për të shijuar rrezet e diellit dhe për të festuar ardhjen e pranverës në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Kamera e Euronews pasqyroi festimet e mbajtura në kryeqytet, ku ndau dhe përjetimet e qytetarëve. Një e moshuar u shpreh se nuk mund t’i përgatiste vetë ballokumet, për shkak të rritjes së çmimit të gjalpit dhe pensionit të ulët, ndaj ajo kishte dalë të blinte vetëm 1 ballokume sa për ta provuar.

“E para ballokume që marr. Po marr vetëm 1 se nuk kam lekë. Ku t’i gjej lekët, jam pensioniste marrë vetëm 80 mijë lekë në muaj. Ti ia del dot me 80 mije lekë në muaj?!

Bashkë do ta ndajmë me gocën time.

Kemi provuar t’i bëjmë në shtëpi kur kishim gjalpin e lirë. Tani gjalpi ka vajtur shumë i shtrenjtë. 12 mijë lekë ai i miri. Unë punoj furxhes di t’i bëjë shumë mirë, por gjalpi është shumë i shtrenjtë.

Kemi dalë për qejfin tonë të hamë një ballokume vetëm se për të tjera s’kemi lekë”, tha e moshuara.

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128