Ndahet nga jeta poeti i njohur Hamit Aliaj

7 Mars 2023, 11:55 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Ndahet nga jeta poeti i njohur Hamit Aliaj

Ndahet nga jeta poeti Hamit Aliaj, lajmin e trishtë e ka bërë të ditur Luan Rama përmes një postimi në profilin e tij në fb.

Ike në heshtje,
dhimbjen e more me vete,
për të mbetur përjetësisht
gjëmim mes malesh,
dhe këngë ndër zemra!

U prehsh në paqe e të ndrittë shpirti miku im!”- shkruan Luan Rama për poetin e njohur.

Hamit Aliaj lindi në fshatin Kasaj të Tropojës në vitin 1954. Ai është ndër poetët më të njohur, por edhe autori i shumë këngëve tropojane.

Jetëshkrimi:

1982-1995: mësues në Gjimnazin e Bajram Currit
1995-2001: drejtor i QKF, Bajram Curr
2001-2003: këshilltar i Jashtëm në Ministrinë e Kulturës, Tiranë
2003-2005: Drejtor i Agjensisë Qëndrore të Librit, Tiranë
2011- 2014: specialist në Komitetin Shtetëror për Kultet, Tiranë
Puna kërkimore, letraro-artistike e shkencore

Libra me poezi:
1974: Bjeshkët janë mbiemri im, Tiranë
1979: Epike ( me bashkëautor), Prishtinë
1986: E ruaj një fjalë për ty, Tiranë
1990: Lotin nuk ta fal, Tiranë
1997: Mungon viti Një, Tiranë
2006: Njëqind vjet e Martë, Tiranë
2012: Ali Iber Nezaj (monografi), Tiranë
2017: E hëna e përtej botës
2021: N’Dardani bjen nje tupan

Studime shkencore-letrare:
1979: Epika legjendare shqiptare ( Arkivi i Fakultetit të Filologjise)
2009: Tri shenjtëri të mëdha ( në hyrje teëlibrit "Dervish Luzha nje yll drite" )
Shenim: Redaktor i mbi 30 librave artistik e studimor për kulturen e historinë. Titujt e këtyre librave janë të regjistruar në sistemin kompjuterik të Bibliotekes Kombëtare, Tiranë

Skenare filmash dokumentare:
1981: Ylbere mbi Alpe
Moj sharki e lehtë si era ( kushtuar Dervish Shaqes)
1997: Zambakët e munguar ( kushtuar shkrimtarit Sulejman Krasniqi në 60-vjetorin e lindjes )
2000: Ylberi i Lirise ( kushtuar çlirimit të Kosovës )
2000: Nga lufterat vijmë... ( realizuar në Kosove për RTSH )
2002: Pranverat që ndalen rrugës
2008: Agu i Lirise ( realizuar në Kosovë me 17 shkurt 2008 diten e shpalljes së Pavarësisë)

Janë nga i njejti autor edhe shumë dokumentare të tjerë, të cilët gjenden në Arkivin e TVSH-së.
Publicistike: Autor i mbi 200 shkrimeve kryesisht në zhanrin e esesë, portretit letrar dhe reportazheve. Keto shkrime janë te botuara në periodikun e kohës.

Këngë:
Autor i mbi 200 këngëve:
Autor i të gjitha këngëve të Ansamblit Dardania në Festivalin e Gjirokastres 1988 dhe në atë të Beratit 1995.

Çmime në konkurset kombëtare e ndërkombëtare:
1973: Çmimin e parë për poezi në konkursin e letrareve të shkollave të mesme të Republikës 1973: Çmimi i tretë për liber poetik në konkursin e 30- vjetorit të Ushtrisë
1974: Çmim për liber poetik në konkursin e 40- vjetorit të Çlirimit
1977: Çmimi i parë në publicistikë në konkursin vjetor të gazetes " Drita "
1977: Çmimi i parë për dokumentarin e 20- vjetorit të Universitetit të Tiranës
1981: Çmimi i parë për dokumentarin " Ylbere mbi Alpe " ( me bashkëautor S.Bucpapaj )
1982: Çmim i dytë në Konkursin Kombetar të 70- vjetorit të Pavarësisë, për librin poetik " E ruaj një fjalë për ty"
1999: Çmim i parë në Festivalin e Gjirokastrës për tekstin e këngës " Ani Rushe Rexha..."
2000: Çmim i parë në Festivalin e Këngës Qytetare Tiranë, për të njejtin tekst 17 dhjetor
2006: Çmim i parë i shoqeruar me " Gold Coup " ( Kupa e Artë ), për cikel me poezi në revisten " Fatjon Art", Detroid, SH.B.A
2017 : Libri “ E hëna e përtejbotës” shpallet libri më i mirë poetik i vitit nga Klubi letrar “ Gjon Nikollë Kazazi” Gjakovë

Mirënjohje e tituj:
1983: dekoruar me medaljen " Naim Frashëri" nga Kuvendi Popullor
1988: " Urdhëri i punës i klasit të 3-të” nga Kuvendi Popullor
2002: titulli " Krenaria e Qytetit", B.Curr
2008: titulli " Nder i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar"
2012: titulli "Mirënjohje" nga Komuna Margegaj, Tropojë
2014: titulli ''Mjeshtër i Madh'' nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë
2019: titulli “ Qytetar Nderi” nga Bashkia Tropojë

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128