Drama në familjen e varfër në Elbasan, djalin e fusin për të grabitur

7 Qershor 2023, 21:42 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Drama në familjen e varfër në Elbasan, djalin e fusin për

Familja e Hyqmet Vidhanit në fshatin Shushicë në Elbasan, jeton në mjerim të skajshëm.

Kjo është kuzhina ku e zonja e shtëpisë gatuan për familjen prej 5 anëtarësh. Njëri prej tyre, djali i madh 30 vjeç, vuan nga epilepsia shoqëruar me kriza të shëndetit mendor.

Ditën kur “Inside Story” e vizitoi këtë familje, e zonja e shtëpisë përveçse dy kokrra domate nuk kishte asgjë për të vënë në tenxhere mbi sobën e druve. Në këto kushte skandaloze, në mjerim total dhe pa asgjë për tu ushqyer mbijetesa e kësaj familje ka ngecur në grackën e sëmundjes së të birit. Ata janë lënë vetëm nga të gjitha institucionet.

Hyqmeti ka një pension modest prej 7500 lekë, ndërsa merr edhe 9700 lekë si kujdestar për të birin. Po aq, pra 9700 lekë, është edhe pagesa e paaftësisë që merr djali. Hatixheja, sot 62 vjeçe, e cila e ka kaluar të gjithë jetën duke i shërbyer të birit, nuk merr asgjë, përveç përbuzjes dhe neglizhencës së të gjithëve.

“Si ia dalim? Zoti e di, me kursim dhe na ndihmon bota. Vete burri në Elbasan dhe i japin tregtarët për sevap” u shpreh Hatixhe Vidhani.

Problemet me djalin kanë nisur që në fëmijërinë e hershme. Në moshën tre vjeç ka nisur qetësuesit e parë. Ai ka ndjekur vetëm katër klasë shkollë, për shkak të krizave, situatë që e përndoqi edhe në shkollën speciale.

“Dhunën e filloi pas moshës 15 vjeç pasi doli nga shkolla, ikte kot më kot, hipte nëpër makina, lypte…tmerr kam pa. Që të të ikë evlati ashtu, tmerr kam pa. Nuk e përballoja dot”, tha Hatixhe Vidhani.

Me një fëmijë në kushte të tilla, familja e kishte gati të pamundur të punonte. Fillimisht ato nisin punë si tregtarë në Elbasan, por fëmijën, i cili ishte pa kontroll, ua përdornin të tjerët.

“E fusnin nëpër dyqani që të vidhte, ne punonim gjithë ditën ne treg dhe gjithë natën e kërkonim, nuk e gjenim”, u shpreh Hatixhja.

Episodet e dhunës nuk kanë qenë të rralla në këtë familje. Si pasojë ato kanë fjetur edhe me muaj të tërë jashtë, pasi kishin frikë të flinin në të njëjtën shtëpi me djalin. Të ngecur në grackën e sëmundjes mendore, shpeshherë personat që vuajnë nga këto sindroma krijojnë realitete imagjinare, duke i bërë në disa raste edhe të dhunshëm.

“Jashtë kemi fjetur se u bë i dhunshëm, i ndërruam ilaçet dhe reagoi keq. Mua më ka goditur me tullë pas koke dhe tani vuaj shumë nga koka, sa herë ka shi sidomos”, tha Hatixhja për Inside Story.

“Sëmundja mendore mund të krijoje gjendje të tilla psikologjike që mund ta shkëpusin individin nga realiteti dhe ta shndërrojnë realitetin e tyre emocional dhe psikologjik, por edhe perceptimin e tyre dhe në raste të tilla individi mund të reagojë në mënyrë agresive në disa raste, por këto janë rastet më të vogla sa i përket masës së gjerë të njerëzve që kanë nevojë për shërbime të shëndetit mendor”, u shpreh psikiatri Neli Demi.

Megjithëse 30 vjeç, djali i kësaj familje fatkeqe nuk kryen dot asnjë shërbim edhe më minimal ndaj kujdesit personal. Si pasojë e zonja e shtëpisë e kalon të gjithë ditën duke u kujdesur për nevojat e të birit.

“Nuk kujdeset për veten, nuk do ta prekësh me dorë. Që në 5 zgjohet do kafe dhe do ia bësh kafen, jam sëmurë unë apo jam mirë ai acarohet nëse nuk ia bën. Dua këtë gjellë dhe do ia bëj, kam frikë se kam pa tmerr”, tha Hatixhe Vidhani.

“Mbaj dru në krah, laj me dorë, por përveç këtyre ke edhe një përbuzje. Sa herë hipi në furgon njerëzit mbyllin hundën me dorë, unë e shkreta i rri ujit përsipër që në 5 të mëngjesit”, u shpreh Hatixhe Vidhani./ TCH

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128