VIDEO/ Edi kapet me telefon brenda "BBVK"?

Një video e publikuar së fundmi në rrjetet sociale ka shkaktuar konfuzion te ndjekësit e “Big Brother VIP Kosova 4”, pasi banori Eduard Kuçi (Edi) shfaqet duke folur në telefon, mjet rreptësisht i ndaluar brenda shtëpisë së spektaklit.
Në pamjet e publikuara nga Tiktokeri i njohur Egzon Sahiti, shihet dyshja duke komunikuar lirshëm për strategjitë dhe lojën që po zhvillohet brenda, sikur Edi të kishte thyer rregullat e izolimit.
Egzoni e ka shoqëruar postimin me diçiturën ironike: ”Telefonata e parë me Edin”.
Megjithatë, e gjitha është një skenë humori e përgatitur më parë. Videoja është realizuar dhe filmuar para se Edi të bëhej pjesë e shtëpisë së famshme, ku ata me shaka parashikonin se çfarë do të ndodhte një javë pas fillimit të spektaklit.
Ky postim gazmor ka marrë vëmendje të madhe në rrjet, duke u bërë viral si një “thyerje rregullash” e inskenuar me mjeshtëri mes miqsh.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
