Rrëmbeu anijen luftarake për tu arratisur, historia e shqiptarit në OSCAR që humbi vajzën për lirinë

Shqipëria shkon në "OSCAR 2024" me filmin e titulluar “Alexander”. Filmi është një prodhim shqiptaro-amerikan i bazuar në një ngjarje të vërtet të ndodhur në Shqipërinë komuniste. Ngjarja bazohet në historinë e inxhinierit Aleksandër Gruda, i cili në vitin 1990 rrëmbeu një anije luftarake dhe u arratis nga Shqipëria.
Subjekti kryesor që ka bërë Qendrën Kombëtare të Filmit ta mbështesë regjinë e Ardit Sadikut për OSCAR është që në këmbim të lirisë së tij ai e këmbeu me një jetë. Gjatë arratisjes është përballur me zemërimin e armëve të mortajave, helikopterëve dhe mitralozëve, grupi u nis, duke rrezikuar gjithçka për një jetë, në liri.
“Kur dëgjova për herë të parë historinë e Aleksandër Grudës, ishte diçka që doja ta bëja menjëherë film, sepse gravitoja drejt historive për luftën e përjetshme për lirinë njerëzore. Aleksandri është një nga shumë njerëz që, duke jetuar nën një regjim totalitar, ëndërronte për lirinë por kur ai e ndërmori këtë udhëtim drejt ëndrrës, e bëri në një mënyrë tronditëse dhe heroike.”, thotë Ardit Sadiku, regjisori dhe skenaristi i filmit.
Gjatë arratisjes Aleksandri humbi vajzën e tij Anisën, e cila u vra nga forcat e kufirit. Anisa Gruda, 4 vjeç është e vrara më e re me armë zjarri nga komunistët në vitin 1990. Ishte liruar nga detyra sepse kishte lejuar një arratisje por edhe sepse i ishte arratisur djali i xhaxhait. Katër vjet pas lirimit, ai ndërmori një akt të guximshëm duke rrëmbyer një nga mjetet detare e duke kaluar kufirin shtetëror. Aleksandri dhe familja e tij emigroi në SHBA dhe jetojnë në Nju Jork.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
