Ky është shqiptari që përpunoi fotot e Kim Kardashian për kopertinën e fundit

29 Shtator 2023, 23:19 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Ky është shqiptari që përpunoi fotot e Kim Kardashian

Kim Kardashian “tronditi” fansat me pamjen e saj të re, në kopertinën e revistës “CR Fashion Book”, ku u shfaq me flokë e prera si kurrë më parë.

Ylli televiziv, duket thuajse e ngjashme me “bashkëshorten” e re të Kanye West, Bianca Censori, teksa ka pozuar bardhë e zi për revistën e njohur.

Ndërkohë që Nensi Dojaka ishte stilistja që kishte krijuar reçipetat të zeza, prej tyli dhe me një lule të qëndisur, për këtë set fotografik, një tjetër shqiptar është kujdesur për fotografitë e kësaj kopertine dhe bëhet fjalë për retushuesin, Kushtrim Kunushevci.

Kushtrimi, i cili ka punuar për disa revista prestigjoze, është kujdesur gjithashtu për rregullimin e setit fotografik të Kim Kardashian, që ishin tepër të komentuara së fundmi në rrjet.

Në profilin zyrtar të “Instagramit” të revistën “CR Fashion Book”, shihet që një ndër personat që është etiketuar për punën e kësaj kopertinë është përmenduar gjithashtu edhe Kushtrimi, i cili numëron disa vite eksperiencë në profesionin e tij.

Po ndodh...

ide