FOTO/ Dasma e Gimbos dhe Selin, reagon bashkëshortja e Mirit

6 Mars 2026, 23:19 / SHOWBIZ ALFA PRESS

FOTO/ Dasma e Gimbos dhe Selin, reagon bashkëshortja e Mirit

Mbrëmja e djeshme në “Big Brother VIP” u dominua nga atmosfera festive e dasmës së improvizuar mes Gimbos dhe Selinit.

Megjithatë, përtej çiftit që kurorëzoi dashurinë në lojë, sytë e publikut ishin drejtuar edhe nga një banor tjetër: Miri.

Prej kohësh në rrjet dhe media qarkullojnë zëra të fortë se Miri ka pasur një pëlqim të pashprehur për Selinën.

Kjo situatë u rindez fuqishëm gjatë dasmës, ku qëndrimi i tij i tërhequr, fytyra e ngrysur dhe mungesa e entuziazmit u interpretuan masivisht nga ndjekësit si shenja të qarta xhelozie.

Në kulmin e këtyre thashethemeve për burrin e saj brenda shtëpisë, ka ardhur një reagim i drejtpërdrejtë nga jashtë.

Bashkëshortja e Mirit ka vendosur të thyejë heshtjen përmes një postimi në InstaStory.

Ajo ka publikuar një foto të Mirit nga shtëpia, duke e shoqëruar me një dedikim të shkurtër por shumë domethënës: “Ylli i botës ti”.

Ky postim po lexohet si një mbështetje publike e palëkundur ndaj partnerit të saj në një moment delikat, dhe njëkohësisht si një “shuplakë” ndaj zërave që aludojnë për ndjenjat e tij ndaj Selinit.

Me këto fjalë, ajo duket se dëshiron të tregojë se marrëdhënia e tyre jashtë është e fortë dhe nuk ndikohet nga dinamikat apo “xhelozitë” e lojës brenda shtëpisë.

FOTO/ Dasma e Gimbos dhe Selin, reagon bashkëshortja e Mirit

Po ndodh...