VIDEO/ Izraeli rrafshon selinë e Hezbollahut në Liban, shikoni pamjet! IDF: Do vazhdojmë të veprojmë me forcë ndaj organizatës terroriste!

6 Mars 2026, 20:58 / BOTA ALFA PRESS

VIDEO/ Izraeli rrafshon selinë e Hezbollahut në Liban, shikoni pamjet!

Një video e publikuar nga IDF po qarkullon në internet, duke treguar sulmet e saj në Liban, ku po kryen një operacion kundër organizatës së armatosur Hezbollah, si dhe objektivave të lidhura me Gardën Revolucionare.

Sipas një deklarate të IDF, më shumë se 500 objektiva në Liban janë goditur që nga fillimi i operacionit ushtarak “Roaring Lion” (Ulërima e Luanit), ndërsa forcat izraelite më herët sot kryen një seri të re sulmesh ajrore në zonën Dahiya, në periferitë jugore të Bejrutit, duke goditur objekte që, siç raportohet, përdoren nga Hezbollah për të planifikuar dhe koordinuar sulme kundër Izraelit.

Videoja kap imazhet tronditëse të sulmeve, me ndërtesa që fjalë për fjalë po rrafshohen. Madje edhe selia e Gardës Revolucionare nën sulm.

Midis objektivave të goditura ishte një seli e Gardës Revolucionare që IDF tha se po përdorej nga Hezbollahu në Liban. Qendra të tjera komanduese të organizatës u vunë në shënjestër gjithashtu.

Në veçanti, IDF raportoi se goditi objektet e përdorura nga forca ajrore e Gardës Revolucionare, si dhe selitë që dyshohet se përdoren nga njësia detare e Hezbollahut, Këshilli Ekzekutiv i organizatës dhe njësia e saj financiare.

Sipas deklaratës së ushtrisë izraelite, këto seli u përdorën nga Hezbollahu për të planifikuar dhe drejtuar “sulme terroriste kundër Shtetit të Izraelit”.

IDF theksoi se do të vazhdojë operacionet kundër Hezbollahut, duke vënë në dukje se organizata “zgjodhi të marrë pjesë në konflikt dhe të veprojë nën kujdesin e regjimit terrorist iranian”.

“IDF do të vazhdojë të veprojë me forcë kundër organizatës terroriste Hezbollah dhe nuk do të lejojë që qytetarët e Shtetit të Izraelit të dëmtohen”, thuhet në deklaratë.

Po ndodh...