Irani sulmon edhe Irakun! Bombardime në aeroportin e Basrës dhe 2 industri nafte ndërkombëtare

6 Mars 2026, 20:16 / BOTA ALFA PRESS

Irani sulmon edhe Irakun! Bombardime në aeroportin e Basrës dhe 2

Katër dronë goditën aeroportin e Basrës dhe dy objekte nafte në Irakun jugor, sipas një zyrtari të sigurisë që foli për AFP-në franceze.

Ai tha se një dron u rrëzua në terminalin e ngarkesave në aeroportin e Basrës.

Dy të tjerë goditën objektet e një kompanie amerikane në kompleksin e naftës Bourgesiya, ndërsa një i katërt goditi fushën e madhe të naftës Rumaila, ku operon gjigandi britanik i energjisë BP.

Në të njëjtën kohë, grupi francez i energjisë TotalEnergies i ka kërkuar stafit të tij të huaj që të tërhiqen urgjentisht nga projektet që po zbaton në Basra, sipas burimeve në sektorin e naftës irakiane.

Vendimi u mor pas sulmeve iraniane në rajon, të cilat pasuan fillimin e fushatës ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit.

TotalEnergies nuk pranoi të komentojë mbi zhvillimet, por kishte njoftuar të martën se po përgatit kthimin e familjeve të punonjësve të saj nga rajoni, për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë.

Po ndodh...