Shtëpia e Bardhë: Lufta në Iran do të zgjasë 4 deri në 6 javë! SHBA është në rrugë të mbarë për të marrë kontrollin e hapësirës ajrore iraniane

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar mbrëmjen e së premtes (6 mars) se Shtetet e Bashkuara të Amerikës disponojnë rezerva të mjaftueshme të sistemeve të armatimit për të përmbushur nevojat operacionale që lidhen me përplasjen me Iranin.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, deklaroi se operacionet kundër Iranit pritet të përfundojnë brenda 4 deri në 6 javë.
Sipas saj, Shtetet e Bashkuara janë tashmë “në rrugë të mbarë për të marrë kontrollin e hapësirës ajrore iraniane”.
Leavitt shtoi gjithashtu se po shqyrtohen disa figura të mundshme për udhëheqjen e Iranit, duke theksuar se SHBA ka rezerva të mjaftueshme armësh për të mbështetur operacionet ushtarake të lidhura me konfliktin.
Këto deklarata u bënë në një kohë kur presidenti amerikan, Donald Trump, pritet të zhvillojë të premten një takim me kontraktorët kryesorë të industrisë së mbrojtjes, së bashku me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Kur kriza bëhet sistem: Dilemat e Republikës së Kosovës
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
