Flasin ekspertët: "Big Brother”, fenomeni i “çuditshëm” i jetës sociale

5 Shkurt 2023, 20:38 / AKTUALITET ALFA PRESS

Flasin ekspertët: "Big Brother”, fenomeni i

"Big Brother”, tashmë është kryefjala e çdo tavoline, dhe portali. Historia e shoqërisë moderne tashmë është mësuar, adoptuar me këto forma të rafinuara të testimit të nivelit aktual të mënyrave të sjelljes të shoqëruara gjithnjë me reagime kontroversale të natyrshme dhe refleksione dinamike të opinionit publik.
Në perëndim, formate të tilla përdoren edhe si spektakle për kalim kohe e argëtim, por edhe për interesa të sondazhit të intensitetit të disa dukurive sociale e trajtimit të tyre si sinjale për qëllime diagnostikuese. Në këtë kontekst, sipas gjykimit të sociologut Gëzim Tushi, për Alffa Press, Big Brother VIP” (BBV) është dhe duhet parë së pari si një “eksperiment social”, që në thelb dhe në formë ka disa synime sociale diverse.


“Në të vërtetë, duke e parë si sociolog, mendoj se “Big Brother” nuk është ndonjë gjë e çuditshme, fenomen i jetës sociale i “panjohur”, apo ndodhi televizive që nuk ka ngjarë kurrë.Në këtë kontekst, sipas gjykimit tim, “Big Brother VIP” (BBV) është dhe duhet parë së pari si një “eksperiment social”, që në thelb dhe në formë ka disa synime sociale diverse”, thotë sociologu Gëzim Tushi, për Alffa Press.
Njëra prej të cilave është që njerëzit të shikojnë efektet e konkurrencës në performancën e lojtarëve brenda shtëpisë, por që mund të shërbejnë edhe si paradigmë e mundshme për t’u aplikuar në jetën reale.
Jetojmë në kohën postmoderne, në të cilën gara, konkurrenca, rivaliteti, kanë marrë përmasa të shfrenuara.
Sipas Tushit, spektakli mund të vlerësohet si një lloj “laboratori social”, i cili synon të jetë analog, ose më saktë i ngjashëm me dinamikat e sjelljes dhe problemet që kanë njerëzit në mënyrat, format dhe intensitetin e komportimit social midis tyre. Njerëzit që janë të shqetësuar me këtë “format” dhe qëllimet e paqarta e kaotike të tij, në njëfarë kuptimi kanë të drejtë në aspektin e kërkesës së tyre subjektivi, sesa është e përputhur “lënda sociale”, statura sociale dhe personale e personazheve qarkulluese, që hyjnë e dalin nga ky “laborator social”, dhe sa interferojnë temat, debatet, diskutimet, meditimet e kësaj “shtëpie sociale” me problemet analoge të botës shqiptare, sidomos me mënyrat e zgjidhjes së tyre në jetën reale.
Nuk është pa vlerë sociale fakti që këto kohë njerëzit jo vetëm janë përfshirë dhe integruar me “lëndën e spektaklit”, por edhe kanë shtuar sasinë e kohës, vëmendjes, “vigjilencës mediatike” ndaj asaj që ndodh brenda kësaj shtëpie.
Njerëzit janë të gatshëm, vigjilentë për të parë, kuptuar dhe interpretuar disa nga “misteret elokuente” të sjelljes së njerëzve, ngjarjeve suksesive që ndodhin pandërprerë në këtë “shtëpi të famshme”.
Dhe jo gjithnjë thjesht për hedonizëm, vanitet apo kotësi për të kaluar “kohën e tepërt”, por edhe me besimin dhe dyshimin e njëkohshëm njerëzor, se ato koncepte, mendime, vlera e antivlera që “gëlojnë” aty, mund të bëhen paradigma morale të sjelljes në kohën postmoderne.
Dikush mund të mendojë se ato paradigma që krijohen dhe asgjësohen në ambientet e “shtëpinë sociale”, që na vijnë live, duke u bërë probleme influencuese edhe në shtëpitë tona private, mund të marrin trajtën e modelit të imitimit në sjelljen dhe jetën reale të njerëzve tanë.

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128