Aludimet për një video intime në rrjet, Luana Vjollca tregon detajin që nuk është ajo

30 Shtator 2023, 22:18 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Aludimet për një video intime në rrjet, Luana Vjollca tregon

Moderatorja e famshme, Luana Vjollca ka reaguar ashpër pas aludimeve për një video me përmbajtje intime që po qarkullon në rrjetet sociale së fundmi.

Prezantuesja ka hedhur poshtë pretendimet në një postim në InstaStory, ku shkruan se është “e turpshme të hidhni baltë mbi jetën e një vajze“.

“S‘kam tatuazh“, shkruan Luana Vjollca krahas një foto të saj ku tregon pjesën e dekoltesë.

“E turpshme të hidhni baltë mbi jetën e një vajze që për gjithçka ka sot ka vendosur të zgjedhë rrugë tjetër në këtë jetë për t‘ia dalë, rrugën e punës”, shtoi ajo.

Aludimet për një video intime në rrjet, Luana Vjollca tregon

Reagimi i moderatores erdhi pas një deklarate të ekspertit të kriminalistikës, Ervin Karamuço, i cili u shpreh se po qarkullojnë disa video gjysmë erotike të 2 vajzave të njohura të showbizz-it shqiptar që janë gjetur në telefonin e një personazhi në kërkim.

Ervin Karamuço theksoi se njëra prej këtyre vajzave, është ndër më të bukurat e ekranit dhe personazh i dashur për publikun, duke shtuar se video është filmuar nga poseduesi i telefonit.

Karamuço tregoi se në këtë celular del gjithashtu edhe një personazh tjetër që porosit femra shqiptare për llogari të bandave të Dubait, “dhe i pyet, si i do bionde, brune, çmimet etj bën ndërmjetësuesin”.

“Për njërën prej personazheve më të bukura në Shqipëri paguhen deri 100 mijë euro në ditë për të kaluar 1 javë, ose 3-4 ditë diku në një vend tjetër, jo në Shqipëri, në një vend ekzotik. Më së shumti në Dubai”, deklaroi eksperti i kriminalistikës.

 

Po ndodh...

ide