Trahana me bukë e djathë
Përbërësit:

1 litër ujë
5 lgj trahana
1 filxhan vaj ulliri
250 gr djathë i bardhë
Bukë e zezë
Piper të kuq djegës
Qepë të njoma (sipas dëshirës)
Përgatitja:
Në fillim, në një tas të madh bëjmë bukën përshesh. Marrim tenxheren e thellë ku një natë më parë kemi hedhur 5 lugë trahana dhe një gotë ujë të ftohtë. Shtojmë mbi të ujin e vakët dhe e vendosim tenxheren në zjarr. E përziejmë pa ndaluar derisa të arrijë të marrë valë.
E lëmë të vlojë përreth 5 minuta pa e trazuar. E rregullojmë për kripë dhe hedhim përsheshin. E përziejmë pak që e gjithë buka të mbytet me trahana dhe e mbulojmë me kapak. E lëmë të mbuluar për disa minuta në mënyrë që buka ta pijë gjithë trahananë.
E shërbejmë në pjata të cekta të mëdha. Fillimisht mbi pjatë hidhet vaj ulliri dhe djathë i bardhë i thërrmuar, pastaj një shtresë trahana të cilës i hedhim përsëri vaj ulliri dhe djathë të bardhë të thërrmuar. Sipas dëshirës spërkatet me pak piper të kuq djegës dhe shoqërohet me qepë të njomë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

