Tavë kosi me mish qengji ( Tavë Elbasani)

27 Mars 2023, 07:50 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Tavë kosi me mish qengji ( Tavë Elbasani)

Për të përgatitur këtë recetë për 4 persona na duhen: 1 kg mish qengji i freskët

1 kg kos shtëpie

2 lugë miell

3 kokrra vezë

pak gjalpë

2 lugë oriz

kripë

Përgatitja: Në një tavë vendosim mishin, e kriposim, shtojmë pak gjalpë, dy lugë oriz, 1 gotë ujë. Tavën e mbulojmë me letër alumini dhe e kalojmë në furrë në 220 gradë. Pasi të ketë kaluar gjysma e kohës së pjekjes, heqim letrën e aluminit.

Ndërkohë në një tas miksojmë tre kokrra vezë, shtojmë pak kripë dhe 2 lugë miell, e miksojmë mirë që mielli të mos bëhet kokërr dhe shtojmë rreth 1 kg kos.

Përbërësit i kalojmë në një tenxhere, pasi i shtojmë pak lëng mishi e kalojmë në zjarr derisa të marrë valë, përziejmë me lugë gjatë gjithë kohës.

Përbërjen me kos e shtojmë në tavën me mish, i lëmë të gjithë përbërësit të piqen me njëri tjetrin derisa të marrim një ngjyrë të artë, rreth 45-50 minuta.

Po ndodh...