Rizoto me peshk levrek

Në këtë recetë do të mësoni një recetë me një histori mjaft të veçantë.
Po aq sa ka dhe shijen, vjen nga veriu i Italisë dhe është një specialitet që përgatitet në këtë mënyrë në zonën e Venetos.
Përbërësit dhe gatimi është mjaft i thjeshtë me një rezultat fantastik.
Më poshtë Alfapress.al ju tregon çdo gjë që mund të dini mbi këtë recetë.
Përbërësit
1 peshk levrek
400 gr oriz
4 lugë vaj ulliri
80 gr gjalpë
1 gjethe dafine
1 qepë
1 thebi hudhër
50 ml verë të bardhë
Djathë kaçkavall i grirë
Kripë
Piper
Përgatitja
Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete Alfapress.al ju këshillon të pastroni peshkun.
Pasi t’i hiqni luspat dhe ta keni larë mirë, vendoseni të ziejë në një tenxhere të mbushuj me ujë, kripë dhe pak piper të zi kokërr.
Kur të jetë gati pastrojeni nga koka, halat dhe mundohuni të ndani pjesën e tulit në copa të vogla me duar.
Tulin e peshkur hidheni sërish në tenxheren me ujin ku e zietë më parë dhe aty shtoni hudhrën, gjethen e dafinës dhe lëreni të ziejë sërish derisa lëngu të avullojë.
Ndërkohë në një tigan të thellë skuqni qepën me pak vaj dhe 40 gr gjalpë, shtoni aty tulin e peshkut bashkë me orizin dhe 1 garuzhde nga lëngu i peshkut.
Në këtë mënyrë orizi do të ziejë dhe ndërkohë përziejeni.
Kur orizi të jetë drejt zierjes, shtoni verën, lëreni të avullojë dhe më pas hiqeni nga zjarri.
Po aty shtoni pjesën e mbetur të gjalpit, djathin e grirë kaçkavall sipas dëshirës dhe përzieni mirë.
Rizoto juaj duhet të jetë kremoze dhe pak e lëngëshme për një shije sa më afër asaj origjinales.
Shërbejeni të nxehtë duke e spërkatur me pak piper të zi në fund./Alfapress.al
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
