Recetë italiane/ “Frittata”

Frittata, recetë origjinale italiane.
Përbërësit:
6 vezë;
¼ krem hopla;
6-7 domate qershi;
2-3 virshlle të vogla;
½ djath ricotta;
2 lugë gjelle vaj ulliri;
Kripë dhe piper;
Borzilok për dekorim.
Mënyra e përgatitjes:
1. Rrahni vezët së bashku me kremin, kripën dhe piperin. Përzini mirë.
2. Ngrohni tiganin, dhe shtoni një lugë gjelle vaj ulliri. Piqni virshllet në të dyja anët. Kur të jenë zbutur, ndani në copa me një lugë druri. Vazhdoni ti piqni deri sa të jenë gati.
3. Shtoni vajin e mbetur në tigan. Shtoni gjysmën e virshlleve të pjekura në fund, pastaj shtoni përzierjen e vezëve. Preni domatet qershi dhe shtoni ato së bashku me djathin ricotta përmbi. Pastaj shtoni virshllet e mbetura në krye.
4. Futeni frittata-n në furrë për 20-25 minuta.
5. Kur ajo të jetë gati, largojeni nga furra. Lëreni të ftohet për 5 minuta. Dekorojeni me borzilok dhe shërbejeni.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
