Perime të pjekura
1 Qershor 2023, 07:45 / RECETA ALFA

Përbërësit
(Perimet dhe sasia e tyre për këtë sallatë përzgjidhen sipas preferencës, përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)
Dy karrota
Dy patate mesatare
Dy kungulleshka
Një kokërr qepë
Dy speca të kuq
Dy speca të gjelbër
Disa degëza brokoli
Disa degëza lulelakër
Kripë
Vaj ulliri
Piper
Majdanoz
Uthull balsamike
Përgatitja
Të gjitha perimet pastrojini mirë me ujë të bollshëm.
Futini të gjitha në zgarën e furrës së parangrohur në 200 gradë dhe lërini të piqen përreth 30-40 minuta.
Pasi të jenë zbutur hiqini nga furra, qërojini me kujdes dhe pritini në copa të vogla sipas dëshirës.
Marinojini me vaj ulliri, kripë, piper, majdanoz i grirë hollë, hudhra të shtypura, uthull balsamike e disa pika limoni
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
