Melomakarona

23 Mars 2023, 07:33 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Melomakarona

Përbërësit:

240 ml vaj ulliri
240 ml vaj vegjetal
50 ml konjak
160 ml lëng portokalli
1 luge çaji karafil
1 luge çaji sodë buke
2 luge çaji kanellë
200 gr sheqer
2 portokalle (lëkura)
900 gr miell
2 luge çaji pluhur pjekës
Per sherbetin e embelsires:

400 gr sheqer
400 ml ujë
Mjaltë
Limon
Fistikë për spërkatje

Përgatitja:

Fillimisht sitim miellin mirë me pluhurin pjekës. Në një tas vendosim vajin e ullirit, vajin vegjetal, konjakun, kanellën, karafilin pluhur, sheqerin dhe lëkurën e portokallit. I përziejmë me tel dore derisa të shkrijë mirë sheqeri. Sodën e bukës e tresim tek lëngu i portokallit derisa të fillojë të aktivizohet dhe e shtojmë tek masa ku kemi vajin. Miellin e shtojmë në mënyrë graduale duke e përzier me tel. Më pas brumin e zemë me dorë. Pasi brumi është gati realizojmë toptha mesatare të cilat nuk i punojmë shumë në mënyrë që të dalin sa më të buta dhe të përthithin mirë shërbetin. I vendosim melomakaronat në një tavë ku kemi shtruar letër pjekje. Sipër çdo meleolakaroni bëjmë nga një kalim të lehtë me majën e pirunit dhe i vendosim në furrë të piqen në temperaturën 160 gradë Celsius në ajër për 25 minuta. I lemë të ftohen dhe i sherbetosim me shurupin e përgatitur me ujë, sheqer, mjaltë dhe lëng limoni. Në fund bëjmë një pudrosje me fistikë të grirë.

 

Po ndodh...