Makarona me kima
9 Dhjetor 2023, 08:15 / RECETA ALFA

Kur nuk ke ndonjë ide fikse se çfarë të gatuash, kjo recetë është ajo që të duhet!
Përbërësit
1 pako makarona (modeli sipas dëshirës)
500 gram mish të grirë viçi
1 qepë e grirë imët
2 thelpi hudhër
4 lugë gjelle salcë domateje
1 lugë kafe rigon
1 filxhan çaji me djathë parmixhano
Kripë, piper.
Udhëzimet
Në një tenxhere me ujë e kripë zieni si zakonisht makaronat.
Ndërkohë në një tigan me pak vaj ulliri skuqni qepën e grirë imët dhe hudhrat.
Shtoni salcën e domateve (të bërë vetë dhe e përzieni mirë)
Pas 5 minutave, shtoni mishin, pak kripë, piper dhe rigon.
I përzieni mirë të gjitha bashkë.
Në tiganin ku keni salcën shtoni makaronat dhe i përzieni të gjitha bashkë.
Shërbejeni të ngrohtë me djathin parmixhano sipër!
Ju bëftë mir!.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
