Linguini me fruta deti

29 Maj 2023, 07:50 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Linguini me fruta deti

Përbërësit

1/2 pako makarona linguini

1 tufë borzilok

3 thelpinj hudhër

1 spec djegës

50 ml vaj ulliri

Kripë

Piper

100 gr djathë Pecorino

300 gr domate

100 gr për lloje të ndryshme fruta deti (karkaleca, kallamarë, midhje, sepie)

1 qepë e vogël.

Udhëzimet

Pastrojmë frutat e detit, presim sepjen dhe kallamarin në rripa, ndërsa karkalecat i pastrojmë nga lëvozhga, por duke ua ruajtur kokën.

Presim në kube domatet, specin djegës dhe qepën. Hudhrat e borzilokun i presim hollë

Në një tenxhere vendosim pastën të ziejë, ndërsa në një tenxhere tjetër përgatisim salcën.

Në tenxheren e salcës hedhim vajin e ullirit, qepën e grirë dhe hudhrat. I skuqim për pak sekonda.

Shtojmë salcën e domates, borzilokun e grirë, frutat e detit të pastruara dhe të prera, specin djegës, kripën, piperin. E lëmë salcën të ziejë për 5-7 minuta.

Në këtë moment dhe linguinet janë gati. I kullojmë dhe ua shtojmë salcës.

Shtojmë në fund djathin Pecorino të grirë dhe vajin e ullirit.