Bërxolla derri me kërpudha

30 Nëntor 2023, 07:15 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Bërxolla derri me kërpudha
Bërxolla derri me kërpudha të freskëta.

Përbërësit

1 qepë e grirë imët
500 gramë kërpudha të freskëta
4 bërxolla derri
1 thelpi hudhër për shije
2 lugë gjelle vaj luledielli
kripë dhe piper.

Udhëzimet

Në fillim marinojmë bërxollat me kripë, piper dhe hudhra. I skuqim ato në një tigan me pak vaj luledielli.
Pasi të kenë marrë ngjyrë shtojini qepën, kërpurdhat dhe trazojini mirë.

Lërini 15 minuta, derisa qepa dhe kërpurdha të ulin volumin mirë. Mund t'i shtoni edhe një gotë ujë.

Në fund servirini bërxollat e ngrohta duke u shtuar garniturën me kërpurdha sipër.
Pjata juaj është gati!

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128