Zgjedhjet e 11 majit dhe premtimet e Berishës/ Gazetari Poli Hoxha: Qytetarët s’i hanë premtimet e tij!

Sondazhi i radhës i “Piepoli” dhe Report Tv, i publikuar sot (10 prill) në studion e emisionit “Frontline” të moderatores Marsela Karapanço, u pa me shumë interes dhe si realist nga paneli i të ftuarve, që e përshkruan si të përafërt edhe me perceptimin qytetar.
Pikiata e besueshmërisë ndaj Sali Berishës përkon me shifrat e publikuara dhe më shumë lidhet me mungesën e parimeve që ai ka dhe vënien si prioritet të interesave personale. Gjithashtu lufta e brendshme në PD, por edhe non grata dhe dosjet penale që ka në ngarkim.
Gazetari Poli Hoxha tha se premtimet e Sali Berishës nuk janë të besueshme dhe se Berisha ka bërë pazare me Ramën.
''Berisha e ka identifikuar opozitën me emrin e vetë, ndaj është kjo shifër mosbesueshmërie. Ose atë që tha se emrin e kryeministrit do e linte pas zgjedhjeve dhe tani thotë se do jetë ai. Ai nuk bëri as një grupim me vete që ta mbulonte. Premtimet e Berishës qytetarët nuk i hanë, se shqiptarët nuk hanë programe. Ka 30 vite premton të njëjtat gjëra. Bën pazare me Ramën, si me rastin e vulës së partisë. Tani janë edhe kundra drejtësisë dhe SPAK-ut, pra e bëjnë të njëjtë me Ramën dhe nuk bën kontrast duke qenë opozitë. Do shohim nëse Berisha do marrë sikur një votë më shumë nga Basha më 2021, se tha do bashkojë opozitën, atëherë mendoj se e ai e meriton të jetë. Partitë e reja janë vetëm një flladitje, por mendoj se kanë votë të heshtur dhe mbështetës të heshtur”, tha ai.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


