Zbulohet shkresa/ Flutura Açka dha dorëheqjen 3 ditë pasi e kishin shkarkuar

Në reagimin e saj ku njoftonte largimin nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, deputetja Flutura Açka deklaronte gjithashtu se jepte dorëheqjen edhe nga kryetare e Komisionit Parlamentar të Medias dhe Edukimit.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nuk ka humbur kohë, por ka propozuar deputeten Ina Zhupa si zëvendësuese të saj.
Referuar shkresës duket se vendimi për ta larguar Flutura Açkën është marrë që në datën 22 korrik, ku Gazment Bardhi ka propozuar edhe Ina Zhupën për kryetare të këtij Komisioni.
Edhe pse Flutura Açka njoftoi sot dorëheqjen nga kryesimi i komisionit, mësohet se ajo është shkarkuar dy ditë më parë. Shkresa e depozituar nga Gazment Bardhi në Kuvend mban datën 22 Korrik, ku kërkon zëvendësimin e Açkës me Zhupën.
Kërkesa për largimin e Açkës nga Komisioni i Medias është diskutuar disa javë më parë në mbledhjen e grupit të PD, ku disa deputetë si Ina Zhupa, Elda Hoti, Luan Baçi e të tjerë, i kërkuan Bardhit shkarkimin e deputetes, që nuk është rreshtuar krah tyre, por kjo kërkesë u refuzua prej tij.
Açka sqaroi edhe arsyet e vendimit për t’u larguar, ndërsa foli edhe për sulme të hapura dhe të fshehta ndaj saj.
Kujtojmë që Flutura Açka njoftoi sot (25 korrik) largimin nga grupi parlamentar i PD, por edhe dorëheqjen nga posti i Kryetares së Komisionit për Edukimin.

-
Protesta e opozitës, policia njofton bllokimin e disa akseve
25 Korrik, 09:18
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

