Zbardhet letra/ Berisha: Dumanit të Ramës i lashë një shënim, mbyllja e aferës McGonigal përbën krim ndërkombëtar

21 Prill 2025, 09:43 / POLITIKË ALFA PRESS

Zbardhet letra/ Berisha: Dumanit të Ramës i lashë një

Nga jashtë SPAK, ku u paraqit për zbatimin e masës “detyrim paraqitjeje” për aferën  Partizani, Sali Berisha sulmoi Altin Dumanin, teksa tha përmendi disa çështje që sipas tij duhet të hetojë.

Kreu i PD tha gjithashtu se i ka lënë edhe një shënim Dumanit se mbyllja e çështjes së McGonigal është krim ndërkombëtar.

Dumanit të Ramës i lashë një shënim, mbyllja e aferës McGonigal nga Altin Dumani përbën krim ndërkombëtar. Garantoj Edi Ramën se asnjë gjë në botë s’do të mund ta shpëtojë nga kjo aferë e tmerrshme që korruptoi njeriun kryesor që sipas gjykatësit amerikan kishte detyrë të mbronte qytetarët amerikanë nga korrupsioni por u korruptua vetë duke marrë paratë e Ramës. McGonigal i çon nga qelia mesazhe Ramës, unë vërtetë i mora paratë por ato m’i dhe ti me të cilat më kompromentove.”, tha Berisha.

Zbardhet letra/ Berisha: Dumanit të Ramës i lashë një