VIDEO/ Rama shfrytëzon Rakipin e Kamzës që të tallet me “Lali Erin”

2 Qershor 2023, 23:00 / POLITIKË ALFA PRESS

VIDEO/ Rama shfrytëzon Rakipin e Kamzës që të tallet me

Ndonëse i solli një fitore me rezultat të thellë në Tiranë, Ramës nuk i del e keqja me Erion Veliajn. Sot gjatë turit të falenderimeve për fitoren e PS-së në kryeqytet, sapo ka marë fjalën kryeministri ka dashur të bëjë diferencën mes atij që është bërë simboli i memeve dhe gazit në rrjet, Rakip Sulit dhe kryebashkiakut të Tiranës.

Ai e quajti të parin trëndafilin e fitores dhe pastaj pasi ngriti lart këtë lule delikate kujtoi se prej saj del dhe gjëmbi. “Se mos i mbetet hatri Lali Erit tha, boll e kemi përkëdhelur atë” tha kryeministri. Por kur e ndjeu se vënia në në lojë dhe krahasimi me homologun e tij kamzali mund të ngjallte keqkuptime për shkallën e inteligjencës ë gjithësecilit ai vazhdoi: “me dashamirësi e kam se mos na nxjerrin ndonjë titull në ndonjë portal”.

Por në vend që ti vinte vetullat ai i nxori sytë kryebashkiakut që e akuzojnë dhe organizatat ndërkombëtare të gazetarëve se kontrollon me dorë të hekurt dhe korrupton mediat : “Megjithëse Lali Eri i kontrollon titujt”. 

E bukra e gjithë kësaj skene është se pas fjalaëve të Ramës atë e duartrokitën me të njëjtin zjarr edhe Rakipi i Kamzës edhe vetë Veliaj. 

Edhe gjatë fushatës shefi i qeverisë nuk i kurseu ironitë për delfinin e tij brenda PS. Fillimisht ai e talli kur tha se ai nuk mbjell dot asnjë pemë pa pasur prozhektorë. Gjatë një mitingu në Farkë ai shkoi dhe ia rëmbeu nga dora mikrofonin Veliajt pasi fjalimi i tij nuk po i pëlqente. Atëherë kamera e kapi duke shfaqur në fytyrë një gjysëm ngërdheshje dhe… pastaj shkoi drejt podiumit për t’ia marrë Veliajt mikrofonin nga dora.

“Ej shiko! E di pse erdha unë? Ky më çoi mesazh. Lal tha, këtej nga Farka tha ka qofte, ka birra, ka qingja, ka bërxolla, ka keca, ka pula… Hajde më tha po pate qejf, se edhe mileti është mbledh. Po ha, po pi. Vij. Për ça erdha? Për të dëgju fjalimin e këtij tani? Se nuk e kuptoj. Për ça erdha? Të dëgjoj fjalimin tënd tani?” ishin fjalët e Ramës. 

 

 

 

 

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128