VIDEO/ Kur Ramiz Alia tregonte si zgjodhi kryetar partish të demokracisë, 4 ish anëtarë të PPSH: Nano, Berisha, Gjinushi dhe Godo!

7 Dhjetor 2023, 20:13 / POLITIKË ALFA PRESS

VIDEO/ Kur Ramiz Alia tregonte si zgjodhi kryetar partish të

Ish-presidenti, Bamir Topi, ka një tjetër analizë, më të drejtpërdrejtë. Ai nuk ishte në PD në dhjetorin ‘90 dhe nuk e merr krejt të mirëqenë versionin e treguar prej themeluesve.

E shpjegon fillimin e tranzicionit përmes një bisede që kishte pasur me udhëheqësin e fundit komunist, Ramiz Alinë. Një bisedë e rrallë që në vetvete, sot pas 33 vitesh zbulon shumë për realitetin e forcave të reja politike që supozohej se do të sillnin ndryshimin.

“Për të qënë rracional dua tju tregoj një bisedë të rastësishme me Ramiz Alinë dhe nisur nga dritëhijet e asaj periudhë ku mjaft zëra komentonin se në ç'mënyrë erdhi pluralizmi në shqipëri, erdhi vetë apo erdhi i induktuar dhe më dha një përgjigje të zgjuar: në një pritje që kam organizuar për një personalitet të huaj, kam prezantuar katër kryetar partie, ky është Fatos Nano kryetar i PS, ish-anëtar i PPSH, ky është Sali Berisha kryetar i PD, ish-anëtar i partisë së punë, Skënder Gjinushi, Sabri Godo besoj e keni shpjegimin brenda për çfarë më pyesni, më tha.”– u shpreh ish-presidenti, Bamir Topi.

 



 

Po ndodh...

ide