Video/ Berisha përgënjeshtron Saliun e dy viteve të fundit: Basha nuk i shiti zgjedhjet!

Sali Berisha çdo ditë po habit me përpëlitjet dhe alibitë e tij të ndryshme, për humbjen e turpshme të zgjedhjeve në 14 maj.
Mbrëmjen e kësaj të enjteje ai i ka habitur gazetarët në studion e emisionit "Open", kur ka deklaruar se edhe zgjedhjet e 25 prillit 2021, u humbën pasi Lulzim Basha nuk i mbrojti nga vjedhja e Edi Ramës! Pasi Sali Berisha dhe Ilir Metaj e sulmuan për 2 vite rresht Lulzim Bashën se ishte "peng" dhe se i shiti zgjedhjet, sot duket se kanë ndryshuar tërësisht qëndrim.
Kjo vjen pasi ai duket se është në kërkim të një "aleati", (Qoftë edhe Basha "i shitur"), pasi po kërkon që ti shpëtoj përgjegjësisë përpara demokratëve të cilëve u kishte premtuar se do mundte Ramën, apo se "vjedhjen e votës, do t'ja ngecte në fyt".
Kështu Sali Berisha "i vetmi që mund Ramën", pasi shënoj humbjen më turpëruese të opozitës dhe PD në 30 vjet, "papritur" u kujtuar se Basha nuk i paska shitur zgjedhjet, duke përgënjeshtrua vetveten pa u skuqur, për çfarë ka thënë dhe ka akuzuar që kur nisi Foltoren.
“Shitja e zgjedhjeve nuk ka qenë për këtë rezultat. Shitja e zgjedhjeve ka qenë se Edi Rama bleu mandatet dhe Lulzim Basha nuk luftoj që ti mbronte”, deklaroj Berisha te emisioni i Eni Vasilit.
VIDEO
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

