Ultimatumi i Ramës/ "Valë" dorëheqjesh edhe në Bashkinë e Durrësit...

10 Korrik 2025, 12:23 / POLITIKË ALFA PRESS

Ultimatumi i Ramës/ "Valë" dorëheqjesh edhe në

Pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama, pas dorëheqjeve në Bashkinë e Vlorës, valë dorëheqjesh ka pasur edhe në Bashkinë e Durrësit.

Të gjithë drejtorët e bashkisë një ditë më parë kanë paraqitur dorëheqjet e tyre të kryetarja e bashkisë, Emirjana Sako.

Po ashtu të tjerë zyrtarë të administratës kanë dhënë dorëheqjen.

Kryeministri e ka nisur këtë aksion në Vlorë, ku shprehu pakënaqësi në lidhje me menaxhimin dhe punën duke cekur problematikat me ujin e pijshëm, parkimet, zënien e hapësirave publike, plehrat etj.

Rama theksoi se Vlora ishte vetëm fillimi dhe se aksioni do të shtrihet edhe në të tjera bashki.

 

Po ndodh...