Takimi me strukturat e PD në Durrës, Ervin Salianji pritet me përqafime në sallë! Krah tij mjeku Ilir Alimehmeti

3 Dhjetor 2025, 18:40 / POLITIKË ALFA PRESS

Takimi me strukturat e PD në Durrës, Ervin Salianji pritet me

Ervin Salianji ka nisur takimin me strukturat e Partisë Demokratike në Durrës ndërsa krah tij është parë demokrati Ilir Alimehmeti.

Eksponentë të Partisë Demokratike po mbajnë fjalën në foltoren e posaçme ndërsa ky takim mësohet se është organizuar nga Ervin Salianji.

Kujtojmë se Ervin Salianji u bë qendër e vëmendjes pasi mblodhi në një takim disa nga më të votuarit në primaret e PD-së dhe kandidatë të listës së hapur që nuk arritën të sigurojnë një mandat deputeti më 11 maj.

Ky takim u përfol si një kryengritje brenda PD-së kundër Sali Berishës ndërsa mbetet për tu parë se cilat do të jenë lëvizjet e ish-deputetit Salianji.

FOTO

Takimi me strukturat e PD në Durrës, Ervin Salianji pritet me

Po ndodh...