Takimet e Salianjit/ Berisha i bën bllok dhe e paralajmëron: Çdo aktivitet jashtë forumeve të PD është privat, pa asnjë lidhje me PD-në

Ervin Salianji, pas të ashtuquajturës "kafe" me një grup nga më të votuarit në PD, ka lajmëruar ditën e sotme një takim të zgjeruar me demokratët në Durrës për të diskutuar për ngërçin ku është futur PD dhe udhëheqja e saj.
Por këtë të premte Sali Berisha ka folur hapur duke i sulmuar këto iniciativa brenda partisë. Ai i ka quajtur këto lëvizje aktivitete jashtë strukturave të PD, si private, duke i shpallur kështu "të jashtëligjshme"
"Asnjë aktivitet jashtë forumeve të PD nuk mund të ketë ndikimin më të vogël në PD.
Çdo aktivitet jashtë forumeve të PD është strikt privat, pa asnjë lidhje me PD-në.
PD është parti me statut, me institucione, me forume.
PD ka dhe do të ketë, ka filluar mbledhjen e forumeve, ka filluar debatin dhe do jetë debat i hapur për cilindo anëtar dhe drejtues.
Çdo person tjetër që për qëllime private, personale, organizon takime, i ka ato totalisht në interesin e vet dhe nuk kanë asnjë lidhje me partinë.
Ky rregull është për çdo forcë politike në botë", deklaroi sot Berisha gjatë një deklarate për mediet.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
