Spahiu: Rekord botëror, PD në 35 vjet është ndarë në 35 parti të reja dhe fraksione kundër kryetarit

Me qëllim riformatimin e PD Ervin Salianji mbajti sot foltoren e parë nga Durrësi, e cila për juristin Kreshnik Spahiu, është një lëvizje në kohën dhe në vendin e duhur.
Në një lidhje skype për emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, Spahiu tha se Partia Demokratike ka vendosur një rekord botëror, duke u ndarë në 35 parti të reja dhe fraksione gjatë 35 viteve.
Spahiu theksoi se çdo përçarje në PD ka ardhur për shkak të problemeve të brendshme që kanë pasur ata që janë larguar nga partia me drejtuesit.
‘Lëvizja është në kohën dhe në vendin e duhur. PD ka krijuar 35 fraksione nga krijimi i saj. Vetë PD ka nxjerr disa parti për shkak të problemeve që ka pasur me drejtuesit. Tani lind pyetja të gjithë këta njerëz që kanë ikur kanë qenë gabim dhe njëri ka të drejtë? Salianji me kolegët e tij ka gjetur kohën dhe vendin sepse asnjë fraksion se ka gjetur PD në politikën e saj më të keqe as në 97 s’ka qenë keq PD. Protestat e ‘97 kanë qenë shumë të fuqishme’, tha ai.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


