Spahiu: Mesazhi i SHBA shuplakë për mazhorancën, janë të tronditur nga bashkëpunimi i tyre me Berishën

Kreshnik Spahiu ka folur në ''Frontline'' pas mesazhit i sotëm i SHBA kundër non gratës së Berishës, duke e cilësuar dhe si një mesazh ndaj socialistët.
Spahiu thekson se amerikanët janë të tronditur nga bashkëpunimi i PS dhe Edi Ramës me Berishën që është non grata dhe kundër interesave amerikane.
'Ka një qëllim të dytë të SHBA bënë shpalljen e kësaj deklarate. Është një mesazh edhe për socialistët, më shumë se për demokratët. Bari i pret për sa kohë do kenë Berishën.
Mesazhi për socialistët sepse SHBA janë të tronditur që ndonëse Berisha i izoluar në gjithë perëndimin, i vetmi subjekt që bashkëpunon me Berishën dhe bën marrëveshje dhe po e lehtëson është Partia Socialiste dhe Edi Rama. Janë të tronditur nga ky bashkëpunim.
Për sa kohë amerikanët konsiderojnë partner socialistët e kanë të papranueshme të luajnë me dy porta, hiqen si amerikanë dhe bashkëpunojnë me Berishën.
Ditën që u rritet rroga nuk djegin karriget. Amerikanët e kanë të lexueshëm teatrin dhe lojën me Berishën. Po përdoret për të zgjatur jetën e Edi Ramës në pushtet.'
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

