SHBA e ka shpallur “non grata”, a ka më Berisha kontakte me ambasadën amerikane në Tiranë? Ja si përgjigjet

Sali Berisha thotë se ka kontakte të pandërprera me ambasadat e vendeve perëndimore, përfshirë edhe ambasadën amerikane, vend i cili e ka shpallur atë non grata.
I pyetur nga gazetarët, ai u shpreh se me ambasadën amerikane kontaktet janë periodike dhe normale që pas largimit të ambasadores, Yuri Kim, të cilën Berisha e konsideroi më të korruptuarën.
A keni kontakte me ambasadën amerikane?
Berisha: Mund tu pohoj se me cdo ambasadë të vendeve perëndimore, kontaktet, takimet, bisedimet e PD kanë qenë të pandërprera dhe të vazhdueshme. Kjo parti është e hapur, për përfaqësuesit e të gjitha vendeve demokratike. Me ambasadën amerikane pas largimit të Yuri Kim nga Shqipëria që do hyjë në analet e diplomacisë si ambasadorja më e korruptuar që ka shkelur në tokën shqiptare, pas Romana Vlahutin, kontaktet tona kanë qenë do të thosha periodike, normale.
-
Ish-deputeti i PS Armando Prenga paraqitet në SPAK
18 Nëntor, 13:04
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

