Po sfidon lidershipin e Berishës?/ Salianji me mesazh ambicioz demokratëve: Të rikthejmë PD-në ku e meriton!

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, që në ditën e parë të daljes nga burgu është treguar mjaft aktiv politikisht. Pas një konference me mediet në selinë e PD ku e priti vetëm Ina Zhupa, Salianji, në orët e vona të darkës nëpërmjet një postim në rrjetin social Facebook, ka shfaqur hapur ambicien për një aksion brenda PD. Ai shkruan se nga burgu ka dalë me të vetmin mendim për të rikthyer PD, aty ku e meriton. Më herët nga oborri i burgut të Fierit, ai shpalli se do të nis takime me demokratët në çdo cep të vendit. Kjo retorikë që në ditën e parë të lirisë, ngjason me një sfidë ndaj lidershipit të Berishës në PD pas humbjes së madhe të 11 majit. Ambicia "për të rikthyer PD atje ku e meriton", lë për të kuptuar se udhëheqja aktuale e partisë ka dështuar së qeni një forcë sfiduese për pushtetin e Ramës.
Ervin Salianji: “Sot dola me kokën lart nga burgu i Fierit, një vend që kurrë nuk e kisha imagjinuar si pjesë të rrugëtimit tim jetësor, i cili u kthye paradoksalisht në strehën e hekurt të një padrejtësie politike.
Për 10 muaj me radhë, si i dënuar politik, nuk kam pushuar së menduari për padrejtësitë që përjeton çdo qytetar shqiptar në këtë regjim dhe për çdo mundësi të humbur për ta ndalur këtë të keqe që ka mbjellë vetëm dhunë dhe shkatërrim për më shumë se një dekadë. Trafikanti që denoncova, dhe çdo trafikant tjetër e ka vendin në burg!
Sot jam rikthyer në shtëpinë time politike në Partinë Demokratike. Këtu bëra denoncimin tim 8 vite më parë, dhe prej këtu më hoqën padrejtësisht nga beteja zgjedhore 10 muaj më parë, duke më ndalur me forcë rrugën drejt përballjes me Edi Ramën dhe qeverisjen e tij në zgjedhjet Parlamentare.
Sot kam vetëm një mendim dhe një ndjenjë që më udhëheq: të rikthejmë Partinë Demokratike dhe opozitën shqiptare aty ku e meriton dhe e presin të gjithë shqiptarët. Do të jap gjithçka, me të gjithë energjinë time njerëzore e politike, për ta bërë këtë realitet së bashku me kolegët, miqtë dhe të gjithë ata që besojnë në lirinë dhe demokracinë.
Faleminderit me zemër për gjjthë përkujdesjen, mesazhet dhe telefonatat e panumërta që më keni bërë sot e mbështetjen pa kufi ne keto muaj të vështirë! Sot hapim një kapitull të ri.”
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


