Sali Berisha dhe Ilir Metaj mbeten pa lek?!/ Marin logon e koalicionit falas në internet!

15 Mars 2023, 22:11 / POLITIKË ALFA PRESS

Sali Berisha dhe Ilir Metaj mbeten pa lek?!/ Marin logon e koalicionit falas

Sali Berisha dhe Ilir Metaj kanë firmosur këtë të mërkurë për ti bashkuar të dyja forcat e tyre politike, në një koalicion të përbashkët për zgjedhjet lokale të 14 majit. E kanë pagëzuar me emrin "Bashkë fitojmë", kurse si logo kanë zgjedhur dy duar që shtrëngohen.

Njëra prej tyre është e kuqja socialiste e PL, tjetra ngjyra blu e demokratëve. Bashkimi i këtyre dy ngjyrave prodhon mavinë, të cilën Edi Rama e përdor si simbol të "Rilindjes" së tij.

Por ajo që të habit më shumë është fakti se logon e koalicionit kuq e blu, ata e kanë shkarkuar falas në internet.

Ky detaj është shumë shqetësues pasi tregon se Sali Berisha dhe Ilir Metaj, mund të kenë mbetur pa lek. Ky do ishte një lajm surprizë për gjithë popullin shqiptarë, pasi që të dy përfliten si njerëz nga më të pasurit, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan.

Vetë Sali Berisha e ka akuzuar Ilir Metajn në parlament se është "koka e korrupsionit në Shqipëri", si dhe si hajdut të floririt të Kërrabës.

Por edhe Metaj ka deklaruar nga ana e vetë të njëjtën gjë, madje duke i përmendur edhe djalin, Shkëlzen Berishën, si të kapur në videot e Dritan Priftit duke bërë afera të rënda.

Aktualisht për të dy ka një çështje në Gjykatën e Posaçme, për verifikimin e pasurive të të dyve. Gjithashtu po në SPAK kemi çështjen e "Klubit Partizani", aferën e Gërdecit, atë të CEZ dhe CEZ-DIA, lobimin e Ilir Metajt si kryetar i LSI në miliona dollarë pa burim, etj. Në të gjitha, direkt dhe indirekt, dalin të përfshirë.

Të mos harrojmë se për gati dy vite vetëm për Foltoret e pafundme të Berishës, janë derdhur miliona euro për të cilat ende nuk ka ndonjë burim të deklaruar. Por me sa duket "lumi i parave" që ka rrjedhur për Berishën dhe Metajn gjatë 32 viteve që kanë drejtuar Shqipërinë, e cila vetëm është vjedhur dhe varfëruar, paska "mbaruar".

Ndaj nuk kanë faj që janë frenuar për të porositur një dizajner për tu krijuar një logo për koalicionin, me të cilin do të mund mamuthin e korrupsionit Rama, por e kanë shkarkuar falas pa asnjë kokër euro në internet. /Alfapress.al

Sali Berisha dhe Ilir Metaj mbeten pa lek?!/ Marin logon e koalicionit falasSali Berisha dhe Ilir Metaj mbeten pa lek?!/ Marin logon e koalicionit falas

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128