Rinumërimi i votave në Tiranë, PS-së i hiqen 38 vota, PD humb 11 fletë! Rritet Koalicioni Euroatlantik dhe Mundësia e Agron Shehajt

18 Qershor 2025, 16:28 / POLITIKË ALFA PRESS

Rinumërimi i votave në Tiranë, PS-së i hiqen 38 vota, PD

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e para nga procesi i rinumërimit të votave në qarkun e Tiranës.

Sipas shifrave të deritanishme, Partia Socialiste humbet 38 vota nga rinumërimi, ndërsa koalicionit PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore i hiqen 11 vota.

Më konkretisht, nga numërimi i parë PS kishte 6472 vota, ndërsa nga rinumërimi PS doli me 6434, pra 38 vota më pak.

PD-ASHM më 11 maj kishte 7412 vota, ndërsa rinumërimi e nxori me 7401 vota, që do të thotë 11 vota më pak.

Partia Koalicioni Euroatlantik fiton 2 vota, nga 442 që kishte më 11 maj, nga rinumërimi doli me 444 vota.

Partia Mundësia fiton 2 vota, nga 471 që kishte nga numërimi i parë, në 473 vota në numërimin e dytë.

Koalicioni Djathtas për Zhvillim, ka fituar 1 votë nga procesi i rinumërimit, nga 19 që kishte, tani ka 20 vota.

 

Po ndodh...

ide