Dita e 28-të e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet prezenca e diasporës

27 June 2026, 19:29 / POLITIKË ALFA PRESS
Dita e 28-të e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin

Sot qytetarët hyjnë në ditën e 28-të të protestës në Tiranë, e cila vijon të ketë të njëjtat kërkesa kryesore, me në krye dorëheqjen e kryeministrit dhe qeverisë.

Grumbullimi i protestuesve si çdo herë tjetër, ka nisur në orën 19:00 në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas protestuesit pritet të vijojnë drejt godinës së Kryeministrisë, aty ku do të shprehin kërkesat e tyre dhe më pas me marshimin në rrugët e kryeqytetit. Sot po ashtu është paralajmëruar një protestë kombëtarë, ku pritet pjesëmarrja e diasporës.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë organizatorët e protestës bënë publike kërkesat e tyre kryesore, mes të cilave përfshiheshin dorëheqja e kryeministrit dhe e qeverisë, si dhe krijimi i një qeverie teknike tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor.

Po ndodh...

ide