Lëkundje tërmeti në vend

27 June 2026, 15:59 / AKTUALITET ALFA PRESS
Lëkundje tërmeti në vend

Një tërmet me magnitudë 3.3 ballë të shkallës Rihter është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në zonën e Komunës së Sinjës, Bashkia Berat.

 
Sipas të dhënave paraprake të publikuara nga EMSC (Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare), lëkundja sizmike ka ndodhur në orën 14:43, me një thellësi prej 5 kilometrash.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar, ndërsa autoritetet nuk kanë njoftuar për probleme të shkaktuara nga lëkundja.

Po ndodh...

ide