Doli deputet nga lista e sigurt e PD, Tedi Blushi premton: Zëri i Metës, do të kumbojë më fort se kurrë në Parlamentin e ri!
18 Qershor 2025, 16:02 / POLITIKË
Tedi Blushi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, deklaroi për A2 CNN se “zëri i Ilir Metës do të kumbojë më fort se kurrë në Parlamentin e ri”.
“Në Parlamentin e ri zëri i 4 deputetëve të Partisë së Lirisë do të jetë baraz me 40 deputetë. Është përgjegjësia jonë e madhe për të dhjetëfishuar aksionin opozitar, si një mënyrë që do t’i japë fund një Parlamenti që nuk përfaqëson vullnetin e shqiptarëve, por vetëm atë politik të Edi Ramës”, tha Blushi.
“Zëri i deputetëve tanë do të dëgjohet fort dhe më e rëndësishmja, zëri i Ilir Metës do të kumbojë më fort se kurrë në Parlamentin e ri”, shtoi Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
